Xheman Shabeta – Sarajevë
Unë merrem me mjekësi popullore. U ndihmoj shumë njerëzve, sepse kur ke kohë, gjenë edhe ilaçin. Sa për punën time, ka ilaçe për probleme të ndryshme: nga gjëndrat tiroide, bakteret, për gratë që kanë probleme me mitrën.
Nga mosha shtatë vjeçe kam filluar të shpërndaja gazeta nga apartamente në apartamente. Asnjë punë nuk ishte turp për mua. Së pari, isha menaxher. E gjithë Jugosllavia, të gjithë erdhën tek unë. Kam sjellë këngëtarë të famshëm në një kafene që dikur quhej “Trica”. Nga Mile Kitiqi deri tek Shaban Shaulliqi. Pronarët e tavernave më luteshin, nëse kishte ndonjë këngetar të lirë, dmth që ishte i/e lirë të këndonte dhe pastaj unë i dërgoja tek ata.
Në fillim, injorova mjekësinë për shkak të aftësive të tjera, por problemi më bëri të merrem me këtë biznes. Ndërsa u ndihmoja të tjerëve, e ndihmova veten. Pas 16 vite e gjysmë martese, edhe unë u bëra me një fëmijë. Tani kam dy fëmijë. Ata përfunduan për gjuhë dhe informatikë. Tash po punojnë në Londër. Kështu që jam në këtë biznes për 40 vite tashmë. Po më shkon mirë dhe shumë njerëz besojnë në mua. Kam pasur një sërë testesh këtu. Njerëzit vijnë nga Evropa për të kontrolluar produktet e mia. Nuk kam asnjë ide se kush janë. Ata më pyesin për diçka, dhe unë u tregoj. Nxjerrin plumbçin dhe kontrollojnë mirë të gjitha. Nëse plumbçi punon, atëherë ilaçi është i vlefshëm. Vinin pas kësaj dhe njerëz nga Bashkimi Evropian.
Ne boshnjakët, hercegovinasit jemi mikpritës, prandaj jemi të gëzuar kur vijnë të huajt, kur kërkojnë një adresë, ose një hotel, ne jemi këtu në shërbim të tyre. Për t’i ndihmuar dhe për të qenë të lumtur. Që nga viti 1996 rregullisht më vijnë të huaj nga vende të ndryshme evropiane dhe nga matanë oqeanit, nga Amerika, Kanadaja, Australia. Kam klientë nga Sarajeva deri në Australi që nuk kishin fëmijë, por këto ilaçe bimore i ndihmuan atyre. Njerëzit vijnë nga jashtë dhe blejnë për familjet e tyre.
Sëmundja nuk ka fe! Nuk kishte njerëz nga ndonjë fe qe nuk erdhën. Në këtë biznes nuk ka fe, në këtë biznes ka të sëmurë ose të shëndetshëm. Të sëmurët kanë nevojë për shëndet, dhe një njeri i shëndetshëm nuk ka nevojë për asgjë. Kjo punë duhet të bëhet nga një njeri me shpirt të pastër. Kur dikush bie në rrugë, nuk themi “Shiko, ra një serb”, ose “ra një mysliman”, por themi “Shiko, ra një njeri”.