Sakim Bashçausheviq – Sarajevë
Unë merrem me artizanatin e bakërpunimit. Bakërpunimi është njëri prej artizanatëve më të vjetra, ndoshta vetëm farkëtaria është më e vjetër. Kazanxhia thirrej ashtu sepse prodhonte kazanë.
Unë fillova si fëmijë. Ishte në familjen time. Punohej edhe në dyqan, edhe në shtëpi. Artizanati mësohet më shumë duke shikuar, nëse jeni të interesuar. Duke shikuar dhe duke pyetur. Gjyshi im më ka mësuar këtë punë. Jam brezi i katërt. Kështu që merrem me këtë biznes gjithë jetën time.
Më herët njerëzit bënin vegla të ndryshme shtëpiake. Tani nuk bëjmë vegla, por bëjmë filxhanë dhe kështu me radhë. Kryesisht bëjmë suvenire. S’ka nevojë për prodhime të cilat janë bërë më herët. Nipat tani për tani nuk kanë dëshirë të vazhdojnë këtë punë. Ndoshta më vonë, nuk e di. Përndryshe, kjo zeje është në zhdukje. Nuk ka interes ndër të rinjësh. Për vite, nuk ka pasur asnjë nxënës për ta mësuar.
E gjithë Evropa, Ballkani, Australia dhe Shtetet e Bashkuara po vijnë. S’ka vend nga ku nuk vijnë. Bashkëpunuam me serbët në biznes. Bënin disa pjesë, dorëza dhe të ngjashme.