Millosav Pavlloviq – Kotor

HOB Serbian office Montenegro 28/04/2018

Jam 30 vjeç, vij nga Kotori dhe merrem me historinë e gjallë. Unë jam prezantator në Muzeun e historisë së gjallë në Kotor. Interesat e mia lidhen me arkeologjinë eksperimentale, jetën e njerëzve në të kaluarën, ringjalljen e historisë dhe gjëra të tilla. Gjithmonë më ka magjepsur kjo dhe shoh disa perspektiva në këtë për veten time. Është diçka që, në rastin tim, ka vërtetuar që mund të jetë fitimprurëse, edhe kjo është diçka që më pëlqen të bëj dhe e shijoj këtë. Thjesht është puna e përkryer për mua.

Për katër vite isha ciceron turistik dhe gjithë jetën merrem me studimin e historisë. Kam mjaft miq arkeologë, dhe me kohë sa merrja informacione nga njerëzit të cilët i shoqëroja, nga turistët, të huajt, pashë interesat e tyre dhe fillova të mendoja se si t’i plotësoja këto interesa dhe t’i integroja ato me të miat.

Në Delta City kemi hapësirën të ekspozuar ku promovojmë muzeun, i cili është në Kotor. Duam tu ofrojmë njerëzve nga Podgorica dhe kushdo që kalon për t’u njohur me historinë e Mesjetës, por në mënyrë interesante. Asnjë datë, vit, por si mbroheshin ata, si visheshin, si ishte mjekësia, si dënoheshin, si mbanin parzmoret.

Kam qenë i angazhuar në polo për një kohë të gjatë dhe për këtë arsye kam qenë në Serbi shumë herë. Njoh shumë njerëz nga Serbia, Kroacia, Bosnja, Maqedonia. Sidomos lojtarët e sporteve ujore me të cilët unë kam shumë kujtime të mira.