Jonida Stoja – Tiranë

HOB Serbian office Albania 29/04/2018

Si një grua 33 vjeçare, ekonomiste dhe nënë e një djali të vogël, nuk kam shumë kohë të lirë.
Dita ime përbëhet nga dërgimi i djalit tim në shkollë, ndihma me detyrat e shtëpisë së tij, por edhe gatimi dhe kujdesja për familjen. Vizita ime e parë në Beograd, Serbi, ishte kur punoja për një kompani farmaceutike. Gjatë shkollës së mesme kam qenë në Ohër, Maqedoni, me miqtë e mi. Kam vizituar gjithashtu Greqinë dhe Budvën në Mal të Zi. Kam vënë re se natyra është më e bukur, më e pastër dhe se njerëzit i duan vendet e tyre dhe punojnë për ta. Fatkeqësisht, nuk mund ta shoh këtë në Shqipëri. Duket sikur njerëzit nuk bëjnë mjaft për vendin e tyre. Të paktën kjo është përshtypja ime.
Miqtë e mi serbë janë shumë të sjellshëm dhe miqësorë dhe vazhdojmë të mbajmë kontakt. Njerëzit atje duket të jenë më të përparuar se ne. Megjithatë, përkundër faktit që kemi dallimet tona, posa shkoj t’i vizitoj vendet, e kuptoj se jemi të gjithë të njejtë.