Gorjan Arevski – Shkup
Në moshën 18 vjeçe, kuptova se dëshiroja të bëhesha aktor dhe shihja veten në skenën e teatrit. Sot jam në vitin e katërt në Fakultetin e Dramës, po studioj drejtimin e teatrit.
Kam pasur rastin ta vizitoj Serbinë – Nishin dhe Beogradin. U impresionova nga Beogradi, veçanërisht sepse ata kanë një teatër të mirë në të cilin unë e imagjinoj veten time dhe njerëzit janë shumë të kulturuar dhe të mrekullueshëm. Me disa prej tyre jemi miq të ngushtë edhe sot, siç është Bojani me të cilin jam takuar kur kam organizuar një konferencë të letërsisë krahasuese në Shkup. Përveç Serbisë, shkova në Dubrovnik, Herceg Novi dhe Budvë. Atë që dua të them është: Ballkani është plot me njerëz të shkëlqyeshëm.
Jam veçanërisht i kënaqur që jam takuar me shumë aktorë serbë. Çdo vit organizojmë një festival në fakultetin tonë, ku aktorë të ndryshëm vijnë nga Ballkani. Kështu dhe takova aktorin Aleksandar Ristovskin, i cili është i preferuari im sigurisht kur bëhet fjala për aktorët.
Do të doja të zhvendosesha në Beograd në të ardhmën.