Gjemall Hallillbashiq – Sarajevë
Merrem me punimin e ibriqëve. Unë kam një pjesë të dyqanit ku përpunoj argjendin, dhe përveç kësaj, kam edhe një dyqan artizanal për kafe me vëllaun tim që është një nga dyqanet kafe më të mira në Ballkan.
Babai ynë ishte gjithashtu një zanatxhi, rrobaqepës më saktësisht, dhe nga unë dhe vëllau im, pritej që nëse nuk gjenim veten në atë zanat, të gjenim në ndonjë zanat tjetër. Pra, në vitin 1996, kemi hapur këto dyqane dhe deri më sot punojmë këtu së bashku, dhe po na shkon mirë.
Duke marr parasysh se dyqanet tona gjenden në Bashçarshinë legjendare, shumë shpesh takojmë njerëz nga vendet përreth dhe shkëmbejmë mendime për tema të ndryshme. Këta janë njerëz kryesisht nga Kroacia, Serbia dhe Mali i Zi. Megjithëse kufijtë po na ndajnë sot, gjithmonë bisedojmë shumë bukur, sepse neve na lidhin shumë gjëra. Ne kryesisht prekim çështjen e luftës, e cila fatkeqësisht është e pashmangshme dhe në përfundimin e njejtë që çdo njeri e di në thellësi – se lufta kurrë nuk na nevojitej.