Allmir Shehalliq – Sarajevë

HOB Serbian office Bosnia and Herzegovina 28/04/2018

Kur flasim për fillimin tim rreth librit komik, mund të them se nuk jam i sigurt kur filloi e gjitha. Ndoshta filloi e gjitha në fëmijëri, kur me shokët vazhdimisht blija komikët, dhe i shkëmbeja… Apo ndoshta kur vendosa të largohem nga pilotimi dhe t’i përkushtohem librit komik?

Pra, siç e thashë më parë, si një djalë i vogël, kam qenë shumë shpesh në kontakt me librin komik, si dhe gjithë brezi im – në epokën para video-lojërave. Atëherë libri komik mund të gjendej në çdo qosh. Mund të blihej në çdo kiosk! Më 1997 u regjistrova në fakultet dhe më pas u bëra pjesë e gjeneratës së parë dhe fatkeqësisht gjeneratës së vetme të pilotëve civilë të Bosnjës dhe Hercegovinës. Në një moment gjatë studimeve të mia, unë u ndava nga libri komik, por më pas u ktheva shpejt tek ai. Kështu, jo shumë pas kësaj, lash pilotimin dhe hapa dyqanin e komikëve në Sarajevë, Agathi Comics, i vetmi në këtë qytet. Kam qenë pronari i këtij dyqani për gjashtë vite tashmë. Për momentin jam i kënaqur se si po shkojnë gjërat, por jemi pak me vonesë ndaj vendeve të tjera. Ne të gjithë jemi të lidhur dhe komunikojmë me njëri-tjetrin, dhe më pëlqen shumë kur takohemi në festivale të ndryshme të komikeve.

Ndjenja më e bukur është kur vijnë njerëz nga vendet përreth, siç është Kroacia, Mali i Zi, Maqedonia dhe Serbia, dhe kur tronditen kur gjejnë ndonjë Politikin zabavnik nga vitet e gjashtëdhjeta apo gjithçka që është vështirë për t’u gjetur sot. Shprehja e tyre e fytyrës është e çmuar!