Jellena Gjukiq Pejiq – Nish
Hyra në gazetari tërësisht në mënyrë rastësore. Një i afërm më i vjetër më tha se për shkak të një shqiptimi të shkëlqyer, çdo media do të dëshironte të më kishte mua. Nuk e merrja atë seriozisht, por në atë moment kur mbarova shkollën e mesme, u hap një televizioni i ri. Më shumë nga kurioziteti kam aplikuar dhe për habinë time, u pranova pa një ditë përvoje në këtë punë. Me kalimin e kohës, kam kaluar nga televizioni në radio dhe e kam dashur punën time edhe më shumë. Meqenëse mediat në Serbi janë gjithmonë në krizë, gjithçka nuk ishte mrekullueshme, përpiqesha shumë herë të hiqja dorë dhe të përqëndrohesha në psikologji ose diçka tjetër. Megjithatë, kjo eufori, kjo punë kaotike dhe një ndjenjë e mirë personale që jam duke bërë diçka të drejtë më kanë munguar. Është një punë që sjell shqetësim të madh, por gjithashtu edhe kënaqësi të madhe. E adhuroj!
Kam kaluar një pjesë të fëmijërisë sime në Mostar, në Hercegovinë, dhe këto janë skajet e zemrës sime, siç është dhe Nishi. Por kam kaluar dhe një pjesë shumë të vogël të fëmijërisë sime në Podgoricë dhe i njoh ato lagje shumë mirë. Njoh shumë njerëz nga Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia, Mali i Zi dhe njoh disa njerëz nga Shqipëria. Këta janë të gjithë miqtë e mi, dhe pastaj janë kolegët e mi dhe ndjenja është e mrekullueshme kur mund t’i pyesësh ata për koment që të duhet për një tekst analitik. Ndjenja më e bukur është kur je ulur pranë tyre, dhe je duke pirë kafe me ta. Në të vërtetë, është kaq e natyrshme. Këtu gjithmonë flitet rreth gjërave të zakonshme, për taverna të mira, për terrene të mira… Me shumë prej tyre kam pasur gjithashtu dhe bashkëpunime të ndryshme, siç është dhe një video në internet që kam bërë me kolegun tim shqiptar.