Hasan Shishiq – Sarajevë

HOB Serbian office Bosnia and Herzegovina 29/04/2018

Më ka mbetur edhe pak të jem 80 vjeç. Njëzet e gjysmë më mungojnë deri në njëqind. Isha kreu në qendrën sociale. I njihja të gjithë shoferët e taksive, kështu që e takova Ideanin. Babai im është lindur në të njëjtin shtëpi si unë.

Kam mbesat që i shaj. Shkojnë pas shkollës, dhe meshkuj dhe femra, dhe puthen. Puthen përsëri në mëngjes. Dhe unë u rrita me shokët e mi, dhe ne ndoshta nuk e bënim kurrë shtrëngimin e duarve! Tung, ç’kemi, qysh t’kom, kurrgjo, ishte sllengu ynë, dhe kjo ishte biseda jonë. Por do të vdisnim për njëri-tjetrin!

Kur u martova në vitin 1962, drejtori jepte apartamente. Dhe e pyeta: ku jam unë atje? Më tha se kam një shtëpi, por kjo nuk është shtëpia për dy familje, ose tri. Ka dhoma, të vogla, aty-këtu. E pyeta nëse do të isha në barakë, kështu që do të më jepnin një apartament. U martova në ‘62-tën, apartamentin e mora në ‘63-tën. Kjo është arsyeja përse në epokën e Titos sllogani ishte: Keni një shtëpi, ktheni apartamentin prapa!

Jam i lindur në pjesën e vjetër të qytetit, atje lart. Dhe atyre me të cilët bënim shaka, u thonim se ata gërmojnë borën, dhe ne i mbledhim manushaqet lart. Ana e mykur ishte e tyre, dmth në strehë, dhe dielli lart. Kështu themi se pastronin borën, dhe ne merrnim manushaqet. E tillë ishte shoqëria jonë, nuk e dinim nëse dikush ishte Pero, Jozo ose Mujo. Ishte e tëra njësoj për ne.