Fuad Zeçeviq – Sarajevë

HOB Serbian office Bosnia and Herzegovina 29/04/2018

Jam i lindur në Sarajevë, dhe merrem me shitjen dhe përpunimin e kafesë që nga viti 2000.

Kafja boshnjake bëhet ashtu që së pari e vendosim ujin të vlojë. Një, dy lugë kafeje dhe sheqeri. Sheqeri i gatuar ose bashka, dmth. sheqeri i ndarë. Kafja që unë shes është nga Brazili, nga provinca e Minas. Thonë se kafja nga Minasi është më e mira për kafen boshnjake. Dallimi midis kafesë sonë vendase dhe turke është se uji i ftohtë përdoret tek turqit, por te ne shkon me gatimin, me ujë të nxehtë. Kështu është gjithashtu edhe te serbët, mendoj. Tani ka nga të gjitha llojët e kafesë. “Nes” i ngrohtë, i ftohtë, kapuçino, ekspres. Dikush pi kafe me shpejtësi, por kafja nuk pihet ashtu. Kafja është bërë për t’u pirë duke biseduar.

Në periudhën e dimrit, e shes kafenë dhe bashkë me të dhe me njerëzit flasim për sport. Në periudhën e verës, e njëjta gjë, e shes kafenë, por këtë herë shoqërimi është me të huajt. Dhe pastaj përsëritet e njejta në tetor, nëntor, dhjetor dhe fundosemi në dimrin e Sarajevës. Vijnë shumë të huaj, këta janë në fakt konsumatorët kryesorë. Në verë, njerëzit vazhdimisht vijnë tek ne dhe bisedojmë kështu me kafe. Në fundjavë ka shumë njerëz nga Serbia, vijnë nga Valeva, dhe madje nga Subotica. Ka edhe shumë turistë për festivalin e filmit. Kur vjen prilli, ka shumë ekskursione nga Serbia, Kroacia, rajoni… Për mua, këta janë të gjithë njerëz.